Në takim u diskutua gjendja e krijuar nga koronavirusi në Kosovë dhe masat që i ka marrë Qeveria deri më tash.
Kurti e njoftoi ambasadorin Lebet se Komisioni Qeveritar për parandalim të infeksionit me koronavirus po e mban gjendjen nën kontroll, me organizimin e qendrave për karantinë dhe se të gjithë të sëmurët janë në gjendje stabile.
Ndërkaq, diplomati zviceran shprehu kënaqësinë e tij me masat e ndërmarra nga institucionet qeveritare dhe uroi që kjo krizë të kalohet sa më lehtë.