Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Në këtë takim u diskutuan sfidat e qeverisë.
“Si sfidë e parë e Qeverisë është buxheti, i cili duhet të miratohet dhe që ishte pjesë e diskutimit në këtë takim. Përveç buxhetit, programi i Qeverisë e dialogu ishin ato që e morën vëmendjen më të madhe. Italia ka qenë për vite të tëra aleate e Kosovës dhe kështu do të jetë. Takimet mes nesh do të rriten njëlloj sikur bashkëpunimi“, njofton Qeveria e Kosovës.
Të pranishëm ishin ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu dhe zëvendësambasadori italian, Matteo Corradini, përcjell Albinfo.ch.