Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me sekretaren e Shtetit e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Livia Leu, ku ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcim të mëtejmë të marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale me Zvicrën.
Gjatë takimit u ritheksua gatishmëria e të dy qeverive për të konkretizuar edhe më tej bashkëpunimin në ekonomi dhe krijim të vendeve të reja të punës.
U theksua se veçanërisht shkëmbimet tregtare dhe investimet në ekonomi mund të rriten, transmeton tutje albinfo.ch