Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të ketë një vizitë dyditore, transmeton albinfo.ch.
Vizitën e Kurtit e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai ka treguar se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu do të takohet edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Kurti do të jetë bashkë me ministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, tha Kryeziu.