Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, kanë takuar ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në Itali si dhe për politikat e BE-së për Kosovën dhe rajonin.
“Nuk mund të ketë demokraci pa llogaridhënie, dhe nuk mund të ketë llogaridhënie pa raporte”, ka thënë Kurti në takim thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Ai në takim ka folur edhe për dialogun me Serbinë ku ka thënë se: “nuk mund të lejohet të drejtohet nga një person i delegjitimuar si presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka shfrytëzuar dialogun për interesa personale në dëm të Kosovës”.
Në njoftim theksohet se prfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! sqaruan se si zgjedhjet janë zgjidhja që do të mundësonte tejkalimin e krizës institucionale të krijuar në Kosovë.