Tashmë është në pritje të nisë senca plenare e Kuvendit të Kosovës, ndërkaq pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryeministrit Albin Kurti për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi.
Kurti do të paraqitet në foltoren e Kuvendit të Kosovës për të treguar se çfarë ka pranuar në takimin e tij të fundit me liderët evropianë.
Ai pritet që të informojë Kuvendin për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, të cilin e pranoi në Bruksel.
Një kërkesë e tillë u bë nga opozita gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Pastaj janë edhe 11 pika të tjera në rend të ditës.