Në faqen zyrtare të LV-së në Facebook është publikuar letra që Kurti i ka nisur sot presidentit Hashim Thaçi.
“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në orën 10:00”, ka shkruar Kurti.
Megjithatë, i pari i LV-së i ka propozuar Thaçit që të takohen më 6 janar, kurdo që i konvenon presidentit.
Kujtojmë që sot për herë të tretë, presidenti i ka nisur ftesë për takim për të diskutuar për mandatarin liderit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo është hera e tretë që Kurti refuzon takimin me Thaçin, përcjell albinfo.ch.
https://www.facebook.com/58483591999/posts/10156426262152000/