Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u ka bërë thirrje serbëve që të nisin ndërrimin e targave të automjeteve.
Sipas tij, reciprociteti nis më 1 shtator për targa dhe letërnjoftime, transmeton Albinfo.ch.
Tutje Kurti ka demantuar lajmet e rreme kinse serbëve do t’u konfiskohen dokumentet në kufi. Sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.