Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar gjenocidin e kryer 28 vjet më parë në Srebrenicë, përcjell albinfo.ch.
Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia vazhdon të mohojë këtë krim çnjerëzor
.
“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të patreguara – një ditë kur kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave. Është gjithashtu një kujtesë se e vërteta e tyre nuk nderohet, por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete”, ka shkruar Kurti.