Bëhet e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme në Festën e Gruas, të gjitha grave deputete ua ka dedikuar nga një dhuratë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa sot, deputetja Albena Reshitaj në seancën e sotme të Kuvendit tregoi dhe falënderoi Kurtin për dhurata.
Reshitaj e falënderoi kryeministrin Kurti për këtë gjest, shkruan Reporteri.net.
Kryeministri gjatë ditës së djeshme ka thënë se gratë përballen me sfida të shumta, ndërsa nuk trajtohen njëjtë me kolegët dhe shokët e tyre, as pas vdekjes.
Në shënimin e Ditës së Gruas, Kurti tha se përgjegjësia e barazisë gjinore bie mbi burrat.
Ndërsa aty u propozua që emrat e grave që ndërtuan historinë e vendit t’iu vendosen institucioneve dhe hapësirave publike.