Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili tha të enjten se kanë disa probleme shumë thelbësore me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, dhe nëse ende mund ta konsiderojnë si partner, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, eurodeputeti gjerman, Butikofer, e ka cilësuar si çmenduri deklaratën e diplomatit amerikan.
“Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, duke komentuar konfliktin e vështirë Serbi-Kosovë, e quan presidentin e Serbisë Vuçiç një ‘partner të mirë’, ndërsa pyet nëse SHBA ‘mund ta konsiderojnë ende’ kryeministrin e Kosovës Kurti ‘një partner’. Thjesht, çmenduri!”, shkroi ai.