Kryeministri Albin Kurti e ka hapur Konferencën e Mbrojtjes në Londër duke përmendur me shqetësim kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, por dhe duke specifikuar rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve për demokraci, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, armatimi i madh i Serbisë është një tregues së ajo synon përshkallëzim të situates.
Tutje ai ka specifikuar se derisa Kosova bashkëpunon me partnerët e saj, SHBA-në, MB e BE-në, Serbia zgjedh Rusinë, Kinën e Iranin.
“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian. Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin”.
“Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe pro-Perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”, citohet të ketë deklaruar Kurti.