Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Gjermani, shkruan Zyra për Informim e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se në Mynih të Gjermanisë Kurti do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.
“Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë”, thuhet në komunikatë.
Ndërkaq, nga Qeveria Gjermane i kanë thënë Express se në këtë konferencë do të bëhen diskutime edhe për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman.
“Duke pasur parasysh reagimet e fundit ndaj këtij propozimi, ne presim me padurim diskutimet në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut për ta çuar përpara këtë iniciativë”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së Gjermanisë.