Informacionet e fundit tregojnë se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.
Thuhet se kjo është pika e parë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot, prej orës 10:00.
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017 Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji për paga që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar, përcjell albinfo.ch.