Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se janë mbi 700 mijë objekte të skanuara në më pak se një muaj në Qendrën e Dixhitalizimit, përcjell albinfo.ch.
E cila është ndërmarrja e parë publike për dixhitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
Kurti ka shkruar në X se e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon, kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin.
Por, edhe të marrim drejtimin në dixhitalizimin e dokumenteve dhe koleksioneve.