Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se heqja e vizave nga Parlamenti Evropian është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Liberalizimi i vizave ndodhi sot.
Nga data 1 janar 2024 qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi që të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen.
Kjo është meritë e të gjithëve, veçanërisht e qytetarëve tanë. Andaj urime të gjithëve, sepse është për të gjithë”, ka shkruar Kurti në Facebook.