Kryeministri Albin Kurti ka dalë sot hapur kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti, duke thënë se kjo nuk e zgjidh problemin e qytetarëve, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar për tërheqjen e një përqindjeje nga Trusti kanë dhënë mendim të njëjtë.
“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë më 2020, edhe më 2021 në qeveri se me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm, do të mund ta zgjidhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti, pasi bëri homazhe te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.
Kujtojmë se është PDK-ja që ka iniciuar ndryshimin e ligjit për tërheqjen e një pjese të Trustit.