Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për Zgjedhjet e Brendshme, për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm ka konstatuar se në këtë proces votimi për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e Qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë si dhe në Qendrat në mërgatë, qoftë sa i përket numrit të votave qoftë në përqindjen e pjesëmarrjes, përcjell albinfo.ch.
Në vijim, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm shpall rezultatet paraprake të votimit për kandidatin për kryetar, Albin Kurti:
PËR: 98.82%
KUNDËR: 0.61%
ABSTENIM: 0.57%
TË PAVLEFSHME: 0.26%