Të premten (nesër) do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Kjo do të bëhet pas kërkesës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të caktuar seancën parlamentare, ku do të votohet qeveria e re. Siç shkruan Gazetaexpress, kjo pritet të ndodhë pa një marrëveshje VV – LDK.
Në njoftimin për media u bë e ditur se kjo u bë me kërkesë të kreut të LV-së, Albin Kurti.
“Kërkesa e kandidatit për kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.
Mbledhja e Kryesisë do të mbahet të premten, në orën 09:00.