Duket se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shfrytëzuar sot kohën me diell për të shkuar këmbë në vendin e tij të punës. Një lexues i IndeksOnline ka dërguar video, ku kryeministri, i shoqëruar nga mbrojtja e afërt, shihet duke shkuar në drejtim të ndërtesës së qeverisë, përcjell albinfo.ch.
Kurti është parë këmbë, bashkë me policët, duke kaluar në “zebra”, prapa Teatrit Kombëtar.
Ky nuk është rasti i parë kur ai shkon në këmbë në vendin e punës.
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1543817175794047/