Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të fundit të Serbisë për të ndaluar pjesëmarrjen e sportistëve kosovarë në Kampionatin Botëror të Boksit.
Sipas Kurtit ky veprim i Serbisë paraqet shkelje të normave ndërkombëtare të sportit, transmeton Albinfo.ch.
“Serbia duhet ta tregojë forcën e saj në ringun e boksit, jo në kufi”, ka shkruar Kurti në Twitter.