Një numër i madh i qytetarëve kanë dalur të festojnë në Prishtinë, derisa atyre u është drejtuar Albin Kurti.
Ai e ka shpallur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor, përcjell albinfo.ch.
Kurti ka thënë para masës së hajnat nuk e kanë vendin në Qeveri, por në burg.
Ai shtoi se nuk do të bëjnë koalcion me PDK-në, por synojnë me LDK-në dhe Vjosa Osmanin.
Albin Kurti ka falenderuar të gjithë qytetarët që kanë dalur në zgjedhje.
Mijëra njerëz ende po festojnë te sheshi Skënderbeu në Prishtinë.