Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm pas zgjedhjes së Albin Kurtit kryetar.
Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë ish-kryetari Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu e të larguarit tjerë nga funksionet në parti, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, kryetari Albin Kurti në fjalimin e tij ka thënë se Vetëvendosje do të vazhdojë të jetë një subjekt, i cili do të punojë në të mirë të shtetit.
Për ish-kryetarin Ymeri, Kurti tha se ka qenë bashkëpunëtor i mirë dhe një kontribuues në rritjen e partisë.
Kurti deklaroi se hapi i radhës për Vetëvendosjen është që të qeverisë me vendin.
“Hapi i radhës për ne është ardhja në qeverisjen qendrore, kjo është një domosdoshmëri. Prioritet do të jetë rritja dhe zgjerimi i organizatës, forcimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë dhe ndalja e projektligjeve të dëmshme për vendin në Parlament”, tha ndër të tjera Kurti.