Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me shefin e politikës së jashtme të BE, Joseph Borell, në lidhje me tensionet e fundit në veri të vendit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme atje, kanë nxjerrë fitues katër kryetarë shqiptarë, me serbët që bojkotuan procesin dhe tashmë po i bojkotojnë edhe këta kryetarë.
Ndër të tjera, Kurti i tha Borrelit se kryetarët e zgjedhur do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve, teksa shtoi se duhet zbatuar marrëveshja bazë, shkruan Indeksonline.
“Kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët.Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, tha Kurti.
Rikujtojmë se të premten në Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, tre kryetarët e rinj të komunave u penguan për të hyrë në zyrat e tyre, ku u desh intervenimi i policisë për të zhbllokuar hyrjen.