Sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, kanë zhvilluar një takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores.
Referuar njoftimit dërguar mediave, gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Finlandës.
Kurti dhe ambasadorja theksuan potencialin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve për zhvillimin social dhe ekonomik.
Ambasadorja Stjernvall, në anën tjetër, njoftohet se ka shprehur vlerësimin e saj për bashkëpunimin me qeverinë.
“Ajo përsëriti gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave”, thuhet tutje në njoftim.
Kurti u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë.