Kryeministri kosovar, Albin Kurti, i ka dërguar letër falënderimi homologut kroat, Andrej Plenkoviq, për ndihmën e dhënë ndaj të aksidentuarve në Kroaci.
“Angazhimi Juaj vetëmohues dhe i institucioneve të shtetit Tuaj për t’ua ofruar gjithë kujdesin e nevojshëm bashkatdhetarëve tanë, ka prekur thellë zemrat tona. Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta harrojë kurrë këtë akt humanizmi dhe solidariteti me tragjedinë tonë. Me konsideratën më të lartë, ju sigurojmë që Republika e Kosovës do të mbajë gjithmonë zemrën dhe derën hapur për miqtë si ju”, thuhet në komunikatë, përcjell Albinfo.ch.