Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, është emëruar këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shkruan Albinfo.ch.
Në njoftimin e Qeverisë thuhet se ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Sipas Qeverisë, kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna.