Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është pritur me ceremoni shtetërore nga kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti.
Të dy janë takuar me dyer të mbyllura, për të mbajtur një konferencë të përbashkët më pas.
Vizita njëditore e kryeministrit Rama në Kosovë bëhet me ftesë të kryeministrit Kurti. Rama gjatë kësaj vizite do të takojë edhe liderët e partive politike opozitare.