Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar të premten për në Berlin të Gjermanisë.
Atje kryeministri Kurti, i shoqëruar edhe nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD).
Në kuadër të kongresit do të zhvillojë takime me politikanë dhe deputetë të ndryshëm të SPD-së gjermane, njofton Zyra e Kryeministrit.
Ndërkaq të dielën do të takojë pjesëtarë të mërgatës sonë në Gjermani, përcjell albinfo.ch.