• ALB
  • DE
  • FR
Albinfo
  • E-Diaspora
  • Jeta në Zvicër
  • CH-Ballkani
  • Albinfo.tv
  • Kultura
  • Sport
  • Financa
  • Bizneset
  • Shoqatat
  • Kalendari
  • Të tjera
  • Opinione
  • Turizëm
Albinfo
  • ALB
  • DE
  • FR

Kryesoret

  • Ballina
  • Diaspora
  • Jeta në Zvicër
  • CH-Balkani
  • Video
  • Kultura
  • Sport
  • Financa
  • Bizneset

Seksionet

  • Albinfo.tv
  • Kalendari
  • Sport
  • Bizneset
  • Kultura
  • Financa

Temat

  • Financat
  • Opinione
  • Video
  • Sport
  • CH-Balkani
  • Kalendari
  • Kultura

Më të lexuarat

  • Muzikë
  • Jeta në Zvicër
  • CH-Balkani
  • Video
  • Kultura
  • Sport
  • Financa
  • Bizneset
  • Kalendari

Terreni

  • Made in Kosova
  • Jeta në Zvicër
  • CH-Balkani
  • Video
  • Kultura
  • Sport
  • Financa
  • Bizneset
  • Kalendari

Top story

  • Diaspora
  • Jeta në Zvicër
  • CH-Balkani
  • Video
  • Kultura
  • Sport
  • Financa
  • Bizneset
  • Kalendari
Skip to content
Lajme

Kurti: Me gjithë kontributin e diasporës, nuk e ka pasur vëmendjen e institucioneve

Sunday, 11 April 2021 - 19:50 3 min
0 Likes 0 Share

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, kanë zhvilluar një takim virtual me komunitetin shqiptar në Itali. Me këtë rast Kurti ka thënë se në këto tri dekada diaspora ka kontribuar aktivisht dhe masivisht në ekonominë […]

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, kanë zhvilluar një takim virtual me komunitetin shqiptar në Itali.

Me këtë rast Kurti ka thënë se në këto tri dekada diaspora ka kontribuar aktivisht dhe masivisht në ekonominë e vendeve tona, madje ajo e ka ruajtur paqen sociale gjatë krizave ekonomike të vendeve tona, e megjithatë nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet.

Kurti ka shkruar në Facebook se në këtë takim virtual erdhën shumë shqiptarë të Italisë, e ndër të cilët Giorgio Rubolino nga “Diaspora 91-19”; Marian Bjeshkëza nga “AssoAlbania”; Petrit Aliaj nga “Federazione Nazionale Associazioni Albanesi Italia” (FNAI); Alba Kepi, gazetare; Rozi Dako, psikologe etj. Takimi u moderua nga aktivisti i Vetëvendosjes në Itali, Erald Korra.

“Komuniteti shqiptar në Itali, i cili është bukur i madh e i integruar, përkujton këtë vit 30-vjetorin e eksodit të madh prej Shqipërisë, drejt brigjeve të Pulias në Itali. Kjo përkon me fillimin e tranzicionit shqiptar i cili tashmë është bërë sistemik dhe duhet të kryhet. Por forcat e politikat që përfitojnë nga tranzicioni, nuk mund ta përfundojnë atë. Në këto tri dekada diaspora ka kontribuar aktivisht dhe masivisht në ekonominë e vendeve tona, madje ajo e ka ruajtur paqen sociale gjatë krizave ekonomike të vendeve tona, e megjithatë nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet”.

“Shqiptarët në Itali janë një faktor përcaktues për marrëdhëniet e dy vendeve. Si Qeveri e Kosovës bashkë me LVV në Kosovë dhe Shqipëri, angazhohemi së bashku që mërgata ta ketë përkrahjen që meriton, për të rritur edhe më tej kontributin e saj jetik për zhvillimin e kombit tonë. Për këtë arsye bashkë me Boikenin, Iliazin dhe Kreshnikun zhvilluam këtë takim për t’u njohur më mirë me nevojat e komunitetit tonë në Itali i cili përbëhet prej më shumë se gjysmë milioni personash. Shqiptarët e Italisë pretendojnë me të drejtë një rol më aktiv në politikëbërje”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shkruar se kanë diskutuar edhe mbi nevojën e hartimit të strategjive të përbashkëta mbi parandalimin e ikjes së të rinjve, thithjes së kapitalit human, njohjen e kontributeve shoqërore, vlerësimit të trashëgimisë kulturore në funksion të rritjes ekonomike si dhe rolit të arsimimit dhe gruas në shoqëri.

“Ky qe një hap i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës, që dëshmon se si vullneti ndryshon rrethanat e që na sheh edhe njëherë të bashkuar përtej kufijve të imponuar. Me qeverinë e re në Prishtinë e me ngritjen e Lëvizjes në Shqipëri, këso takimesh do të shndërrohen në praktika të zakonshme për të afruar dhe mobilizuar edhe më tej bashkëkombasit tanë jashtë vendlindjes”, ka shkruar Kurti.

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill. Për herë të parë në këto zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 3 kandidatë për deputetë.

Iliaz Shehi në qarkun e Lezhës, Kreshnik Merxhani në qarkun e Gjirokastrës dhe Boiken Abazi në qarkun e Tiranës janë kandidatët e LVV-së për deputetë.

 

  • institucionet
  • diaspora
  • VV

Të tjera

Irani thotë se do të lejojë më shumë anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

15 May - 19:00

“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër

13 May - 17:21

Vaud: Banorët ankohen se një lumë pranë tyre po shkakton zhurmë të madhe

16 April - 15:30

“Prima Pflege”, e Merita Pintes, ndjek trendet e kohës, ofron shërbime “Inhouse Spitex”

16 April - 14:00

Misioni humanitar zviceran ‘’Barakah’’ në Shqipëri dhe në Kosovë

16 April - 12:00

Zvicër: Reforma tatimore për shoferët zviceranë mund të jetë në horizont

16 April - 11:00

Të tjera

Shiko të gjitha
Friday, 15 May 2026 - 19:00

Irani thotë se do të lejojë më shumë anije të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Saturday, 16 April 2022 - 15:30

Vaud: Banorët ankohen se një lumë pranë tyre po shkakton zhurmë të madhe

Saturday, 16 April 2022 - 11:00

Zvicër: Reforma tatimore për shoferët zviceranë mund të jetë në horizont

Saturday, 16 April 2022 - 10:30

Shkalla e krimit në Zvicër po rritet, thotë shefja e policisë

Saturday, 16 April 2022 - 10:00

Forumi Ekonomik, Kosovë – Austri

Saturday, 16 April 2022 - 09:30

Belgjikë: Emigranti fiton llotarinë, nuk merr dot paratë e fituara për shkak se nuk ka leje qëndrimi

Saturday, 16 April 2022 - 08:50

3 arsyet pse duhet të pini çaj të gjelbër

Friday, 15 April 2022 - 22:40

Zvicër: Qeveria miraton masterplanin për mbrojtjen kibernetike të ushtrisë

Aktualiteti

Shiko të gjitha

“Innovation & Leadership Conference 2026”, platformë që lidh inovacionin, biznesin dhe lidershipin shqiptar në Zvicër

“Prima Pflege”, e Merita Pintes, ndjek trendet e kohës, ofron shërbime “Inhouse Spitex”

Misioni humanitar zviceran ‘’Barakah’’ në Shqipëri dhe në Kosovë

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE këtë vit

  • E-Diaspora
  • Jeta në Zvicër
  • CH-Ballkani
  • Albinfo.tv
  • Kultura
  • Sport
  • Financa
  • Bizneset
  • Shoqatat
  • Kalendari
  • Të tjera
  • Opinione
  • Turizëm

albinfo.ch mund të citohet si burim, por përdorimi dhe riprodhimi i përmbajtjes së kësaj platforme (artikuj, fotografi, materiale audiovizuale) nuk mund të bëhet pa lejen paraprake të albinfo.ch. Çdo shfrytëzim i paautorizuar përbën shkelje të të drejtave të autorit. Redaksia mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthimin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Albinfo Aktualiteti i Shqiptarëve në Zvicër
  • Impressum/Kontakt
  • Rreth nesh
  • Karta
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit

Copyright © 2026 - Albinfo, All Rights Reserved.