Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi t’u vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, respektivisht deri me datën 27 janar 2018, përcjell albinfo.ch.
Në këtë aktvendim thuhet se ankesa këtij vendimi nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit.
Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, u arrestuan më 27 nëntor të këtij viti, pasi kishin shkelur arrestin shtëpiak.
Ata kishin dalur të festojnë për fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë. Deputetët akuzohen lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.