Sot, kryeministri, Albin Kurti ka prezantuar programin qeverisës, para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai paraprakisht i dha rëndësi ndryshimit të pushtetit që doli nga zgjedhjet e fundit parlamentare, duke thënë se “sot duhet ta festojmë këtë standard”,
“Kemi bërë shumë punë”, tha Kurti, duke folur për 55 ditët e para të Qeverisë së udhëhequr nga ai. Ai tha se edhe masat anti-Covid kanë rezultuar efektive.