Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos vozisin nëse nuk e kanë të domosdoshme, për shkak të rrezikut nga ngricat.
Pas përmbytjeve në disa qytete të Kosovës, Kryeministri në detyrë Albin Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në rrugët e Kosovës.
Kurti thekson se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë vazhdimisht në terren për të lehtësuar qarkullimin.