Në Kuvendin e Kosovës u mbajt seancë solemne me rastin e shënimit të 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Për nder të kësaj seance, në Kuvend pjesëmarrës janë përfaqësues nga familja Jashari, si dhe personalitete nga institucione të ndryshme, përfshirë komandantin e FSK-së, Rrahman Ramën dhe drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashin.
Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij tha se sot është datë e shënuar për historinë e vendin, ndërsa foli për veprën dhe sakrificën e familjes Jashari.
“Në tri ditë të qëndresës heroike, ranë 59 dëshmorë. Në mesin e tyre 17 gra dhe 9 fëmijë. I lindur në Ditën e Flamurit më 28 nëntor, e i rënë heroikisht më 7 mars në Ditën e Mësuesit, Adem jashari thuhej se ishte i destinuar të bënte histori”, tha Kurti.
“Me Jasharajt çuditen vetëm ata që nuk e dinë historinë e tyre. Lirinë që e gëzojmë sot e kemi nga dëshmorët dhe martirët. Faktor tjetër është NATO ndërsa më pas janë kontributet e secilit prej nesh”.
Për nder të kësaj seance kanë ardhur përfaqësues nga familja Jashari. Derisa edhe personalitete nga institucione të ndryshme, përfshirë komandantin e FSK-së, Rrahman Rama dhe drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi.