Një korrier picash në Küssnacht SZ të Zvicrës ishte tepër i shpejtë. Por përveç që voziste 101km/h, në vendin ku lejohet vetëm 60 kilometra në orë, gjatë kontrollit policor ndaj tij u vërtetua se ishte nën efektin e alkoolit dhe nuk kishte patentë shoferi, shkruan blick.ch.
Ngjajrja ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Luzernerstrasse të Küssnacht. 32-vjeçari me origjinë polake tashmë duhet të përgjigjet përballë autoriteve të drejtësisë. Prokuroria e Innerschwyz ka ngritur padi penale.