Shqipëria e ka nisur mirë duelin ndaj Kazakistanit, duke shënuar dy herë.
Fillimisht ishte Sokol Cikalleshi, i cili realizoi me kokë pas asistimit nga Ledian Memushaj. Ndodhi kjo në minutën e 16-të, shkruan albinfo.ch.
Në minutën e 23-të, Ardian Ismajli gjendet më së miri brenda zonës së rreptësisë, duke realizuar për 2:0. Por, kazakët shënojnë menjëherë nga gjysma e fushës, ku kishte dalur portiere kuqezi Etrit Berisha.
Ndeshja është e vlefshme për Ligën C të Kombeve.