Shqipëria barazoi me Maqedoninë 1:1, por kjo pikë i siguroi vendin e tretë në grupin e saj kualifikues, shkruan albinfo.ch.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Christian Pannuci, ka thënë se barazimi ishte real. “Kemi mundur të fitonim ndeshjen, por edhe të humbasim. Kemi vuajtur, por kemi luftuar si shqiptarë të vërtet. Besoj se barazimi është i drejtë. Kemi vuajtur pak, por e kemi menaxhuar mirë situatën”, deklaroi Panucci.
Mbrojtësi Mërgim Mavraj ka thënë se në pjesën e parë kanë luajtur dobët, derisa në atë të dytë janë këndellur paksa, kurse shtoi se penalltia për Maqedoninë ishte e padrejtë.
Kështu mendoi edhe Odise Roshi, i cili preku topin me dorë. Ai tha se prekja ishte e pavullnetshme dhe nuk mund të largonte dorën.
Edhe portieri kuqezi, Etrit Berisha nuk u pajtua me vendimin e gjyqtarit. Gjithsesi futbollistët kuqezi janë të kënaqur që përfunduan në vendin e tretë në grup.