Shqipëria ka fituar miqësoren me Lihtenshtajnin me rezultat 3:0, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë e shënoi sulmuesi Armando Broja, duke shfrytëzuar pakujdesinë e kundërshtarëve. Ndodhi kjo në minutën e 31-të, që ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Por, sa filloi pjesa e dytë, Jasir Asani shënoi super gol nga gjuajtja e lirë, përkatësisht në minutën e 47-të.
Ernest Muci shënoi golin e tretë dhe të fundit në këtë ndeshje.
Trajneri Sylvinho bëri shumë ndërrime, duke u dhënë hapësirë lojtarëve dhe duke i testuar para Evropianit.
Berat Gjimshiti, Taulant Seferi, Amir Abrashi, Ylber Ramadani dhe Simon Simoni, nuk ishin grumbulluar për këtë ndeshje, derisa miqësorja e radhës është ndaj Azerbajxhanit.
Kujtojmë se Shqipëria është në grup me Italinë, Spanjën e Kroacinë në Euro 2024.