Si të mos mjaftonte vështirësia për debutimin në Ligën e Kombeve këtë edicion, kombëtarja shqiptare do të duhet të përballet edhe me një atmosferë të tendosur në kryeqytetin e Bjellorusisë për shkak të situatës politike.
Shqipëria e trajnerit Reja kuptohet si skuadër favorite për kreun e grupit për Ligën e Kombeve, por këtë duhet ta fitojë në fushë. Problemet burokratike dhe kufizimet kanë reduktuar listën e teknikut që tani duhet të improvizojë formacionin, raporton tch, përcjell albinfo.ch.
Strakosha pritet të mos lëvizë nga porta, ndërsa para tij do të rreshtohen Veseli, Hysaj, Gjimshiti dhe Dermaku. Në mesfushë Abrashi do të garantojë kilometrat e nevojshëm, ndërsa me të Gjasula dhe Bare, ndërsa ofensiva do t’i besohet Cikalleshit dhe Manajt, me përjashtim të surprizave të minutës së fundit.
UEFA përcaktoi dhe arbitrat e sfidës së Minskut, me kryesor suedezin Cristoffer Karlson.