Në komunën e Cyrihut mbeten të pandryshuara shifrat prej 0.7 për qind, thuhet në një njoftim për media, përcjell albinfo.ch.
Në nëntor të vitit 2015 Drejtoria për Siguri kishte vendosur të rrisë normën nga 5 deri në 7 për qind të azilkërkuesve në 1.000 banorë.
Kjo skemë është tani nga 1 janari 2016 në fuqi dhe do ta aplikojnë të gjitha komunat në Cyrih.
Në të njëjtën kohë Drejtoria për Siguri tha se “rritja e normës gjatë vitit mund të jetë e nevojshme”.
Kantoni nxit komunat për t’u përgatitur për pritjen e më shumë azilkërkuesve, për shkak se norma mund të rritet në afat të shkurtër.