Skip to content

Kungullor nga misri

Përbërësit: • 1 kg kungull i gërryer, • 200 gr miell misri, • Kripë, • 400 gr mazë, • Të larat e mazës-gjithsej 1 litër. Përgatitja: Shkrihet maza. Largohet ena nga zjarri. Shtohen të larat, kungulli dhe kripa. Masa përzihet mirë, pastaj hidhet mielli ngadalë duke e përzier vazhdimisht. Masa e përgatitur hidhet në tepsi […]

Kungullor nga misriPërbërësit:

• 1 kg kungull i gërryer,
• 200 gr miell misri,
• Kripë,
• 400 gr mazë,
• Të larat e mazës-gjithsej 1 litër.

Përgatitja:

Shkrihet maza.

Largohet ena nga zjarri.

Shtohen të larat, kungulli dhe kripa.

Masa përzihet mirë, pastaj hidhet mielli ngadalë duke e përzier vazhdimisht.

Masa e përgatitur hidhet në tepsi të lyer me yndyrë dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C për t’u pjekur për afro 25 minuta.

Ulet temperatura në 200 gradë C dhe vazhdon të piqet edhe 15 minuta.
Shërbehet me qumësht të ftohtë, djathë, etj.

Ju bëftë mirë