Strache tha se dëshironte të shmangte me çdo kusht përçarjet brenda partisë së tij, në një kohë kur fati i kësaj figure të ekstremit të djathtë u kthye në temë debati.
Ish-kreu i FPO-së shtoi, gjithashtu, se e ka vënë në pritje anëtarësimin në parti, derisa emri i tij të pastrohet nga çdo dyshim, ndërkohë që mohon çdo keqbërje nga ana e tij.
Gjatë rënies, ai tërhoqi me vete tërë qeverinë, gjë që çoi në zgjedhje parlamentare të parakohshme, të cilat u mbajtën ditën e diel dhe përfunduan me triumfin e Sebastian Kurz-it, shkruan gazetaexpress, përcjell albinfo.ch.