Nëse kombëtarja shqiptare futbollit do të kalojë tutje në “Euro 2016” nga pozita e tretë e Grupit A, ajo me shumë gjasa do të ketë rivalë shumë të vështirë në fazën e ardhshme, shkruan albinfo.ch.
Sipas rregullores së UEFA-s, pozita e tretë e Grupit A luan me fituesin e Grupit B ose me fituesin e Grupit C. Në Grupin B lider aktualisht është Anglia, ndërsa në Grupin C Gjermania.
Shqipëria ka përfunduar fazën e grupeve në Euro 2016 në pozitën e tretë të Grupit A, pas Francës dhe Zvicrës.
Por, Shqipëria ende nuk e ka të sigurt kualifikimin, derisa ka goldallim 1:3. Në listën e ekipeve të treta, kuqezinjtë janë në pozitën e tretë, dhe ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se ekipet e tjera.
Këta janë dy skenarët më të lehtë që i përshtaten Shqipërisë për të kaluar tutje:
Grupi D
Çekia të barazojë ose të mposhtet me rezultat të ngushtë nga Turqia
Grupi E
Suedia të mos fitojë ndaj Belgjikës, dhe Irlanda të mos fitojë ndaj Italisë.