Pothuajse 20 mijë të rinj aktualisht nuk kanë një vend pune në Zvicër dhe janë të regjistruar në entet rajonale të punësimit RAV.
Kjo korrespondon me një normë papunësie prej vetëm 3.5 për qind. Në fakt, problemi ka të ngjarë të jetë më i madh, por jo të gjithë të rinjtë regjistrohen si të papunë në entet e punësimit RAV, ngase jo të gjithë përfitojnë nga fondi i papunësisë.
Përveç kësaj, problemi mund të përkeqësohet shpejt, thotë për SRF Valentin Vogt. Ai është kryetar i Shoqatës së Punëdhënësve, i cili thotë se në të ardhmen duhet një organizimin i ri i quajtur “Check Your Chance”, për të luftuar papunësinë e të rinjve.
“Nëse situata ekonomike ndryshon, relativisht do të ndryshojë shpejt edhe gjendja ekonomike e të rinjve”, thotë Vogt.
Kjo është organizatë ombrellë e re për ta trajtuar papunësinë e të rinjve.
“Check Your Chance” ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë e papunë që më shpejt të gjejnë një punë të re. Ose për të parandaluar që të rinjtë të përfundojnë në RAV.
Projekte të tilla janë mbështetur edhe nga Credit Suisse. Gjigandi bankar zvicerane ka investuar në pesë vjetçt e fundit rreth 30 milionë franga në një projekt të tillë.
Tani nisma e “Credit Suisse” ka marrë mbështetjen e Qeverisë federale dhe shoqatave të punëdhënësve.