Të pakënaqur me Ligjin për pagat para Klinikës së Kirurgjisë kanë protestuar infermierët.
Ato po kërkojnë që koeficienti i tyre në Ligjin për pagat të jetë mbi 2.4. Përfaqësuesja e infermierëve, Arta Sejdiu, ka thënë se infermierët duhet të trajtohen dinjitetshëm dhe ka shtuar se janë detyruar të protestojnë, përcjell albinfo.ch.
Infermierët u kanë bërë thirrje deputetëve që të reflektojnë të shtunën kur pritet të votohet edhe buxheti.
Ndërsa kryetari i Odës së Infermierëve, Naser Rrustemaj, tha se kjo protestë vjen si rezultat i pakënaqësive të infermierëve lidhur me koeficientin.
Në QKUK tash e shumë kohë pikërisht për Ligjin për pagat janë në grevë kirurgët.