Vizitorë të shumtë, kryesisht familjarë janë vizitorë të shpeshtë të këtij vendi historik. Ata që e vizitojnë Prekazin, thonë se kjo është një formë respekti për ata që u bën themel i shtetit të Kosovës.
Praninë e shumtë të vizitorëve e konfirmon edhe ciceroni Xhevat Imeri, ai që ka qëndruar këtu përditë, për vite me radhë. Por edhe dëmtimet dhe gjendja jo e mirë e objekteve në këtë kompleks, kanë filluar të shndërrohen në imazhe të zakonshme percjell Albinfo.ch.