Kulla e Eifelit, simboli i bukurisë së Parisit është mbyllur për vizitorët. Shkak për këtë ka qenë një grevë e punëtorëve që mirëmbajnë dhe shërbejnë në ketë kullë.
Shumica e rreth 300 punëtorëve i janë bashkuar sot (e martë) thirrjes për grevë që e ka bërë sindikata CGT, duke lënë punën.
Shefi i firmës që mbikëqyr punët në kullë Nicolas Lefebre ka thënë me këtë rast se gjatë kësaj jave do të fillojnë negociatat në lidhje me ngritjen e pagave dhe për pjesëmarrjen e punëtorëve në të ardhurat e firmës.
Kulla e Eifelit, e ngritur para 124 vitesh dhe që prej asaj kohe është shndërruar në simbolin kryesor të Parisit, në kushte normale pret vizitorë 365 ditë në vit.