Qytetarët e Kukësit të hënën do të protestoj kundër taksës së Rrugës së Kombit.
Kjo u bë e ditur me anë të një fqe e cila ëhtë hapur pë të bërë thirrje për protestë, shkruan Albinfo.ch.
“Të hënën në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës së Kombit. T’i bashkohemi protestës”, thuhet në njoftim.
Tarifa në Rrugën e Kombit për banorët e Kukësit dhe zonave përreth pritet të jetë 100 lekë për një kalim.
Qmimi i kalimit në rrugën Durrës-Kukës u vendos për herë të parë në fillim të muajit prill, i cili ishte 5 euro për një kalim ose 10 euro vajtje ardhje.
Pas këtyre çmimeve banorët protestuan dhe shkatërruan pikën e kalimit me pagesë.