Futbollisti i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli ka kaluar zyrtarisht te skuadra e njohur zvicerane Sion.
Ai ribashkohet me Ermir Lenjanin, bashkëlojtarin te kombëtarja kuqezi, si dhe me ish-ndihmëstrajnerin e Gianni De Biasit te kombëtarja shqiptare, Paolo Tramezzani, që te Sioni është kryetrajner.
Kukeli ka nënshkruar kontratë dyvjeçare pas largimit nga Zurichu. Te Zurichu ai kishte qëndruar për pesë sezone.