I lumtur për çmimin e Majlinda Kelmendit është shprehur edhe trajneri i saj, Driton Kuka, shkruan albinfo.ch.
Ai është njëri ndër më të merituarit për sukseset e Majlinda Kelmendit. “Kurorëzohet mundi e sakrifica! Nga Kosova e vogël, por me heronj të mëdhenj! Bota sot njohu Xhudisten më të madhe të Planetit! Majlinda Kelmendi “The Best Judoka Today Awarded tonight by IJF!”, ka shkruar përzgjedhësi i Kosovës në xhudo.
Majlinda Kelmendi është kampione e dyfishtë botërore, e trefishtë evropiane dhe kampione olimpike.


